Ballina Bota

UKRAINË – Ushtria ruse rrit numrin e sulmeve

KIEV, 27 janar /ATSH-DPA/ – Ushtria ruse ka shtuar përpjekjet e saj për të marrë kontrollin e qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës ditët e fundit, sipas ushtrisë ukrainase.

“Forcat pushtuese kanë rritur ndjeshëm numrin e sulmeve për të dytën ditë radhazi, armiku ka kryer 50 operacione luftarake”, tha sot gjeneral brigade Oleksandr Tarnavskyi në Telegram.

Tarnavskyi, i cili është përgjegjës për pjesën jugore dhe juglindore të Ukrainës, tha se numri i sulmeve ajrore është rritur gjithashtu.

Shifrat e cituara nga Tarnavskyi me sa duket i referohen pjesës jugore të rajonit të Donetskut.

Ai përmendi në mënyrë eksplicite sulmet kundër qyteteve Myrnohrad dhe Novohrodiivka, të cilat ndodhen afër frontit dhe që u goditën me raketa të konvertuara të mbrojtjes ajrore një ditë më parë.

Moska nisi një ofensivë të re në këtë zonë në vjeshtën e vitit 2023 për të pushtuar qytetin Avdivka, që kufizohet drejtpërdrejt me qytetin e madh të Donetskut dhe kontrollohet nga forcat ruse që nga viti 2014. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjurmët e masakrës në Krushë të Madhe do të ekspozohen në muzeun e ri
Artikulli tjetërKIEV – Ukraina dhe Lituania bien dakord për prodhimin e përbashkët të dronëve