Ballina Flash

Peizazhet mbresëlënëse në shtegun Dragobi-Valbonë

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Shtegu “Dragobi-Valbonë” pjesë e Parkut Kombëtar të Alpeve, ofron peizazhe tërheqës, nën petkun e dëborës.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura solli pamje nga ky shteg si ftesë për të apasionuarit pas ecjes malore dhe dimrit.

Shtegu i cili ka një gjatësi prej rreth 8 km, ndërlidh 2 fshatrat kryesor të luginës së Valbonës.

Veç pamjeve piktoreske që ka krijuar dëbora, zhurma e ujit të lumit i ndjek vizitorët gjatë gjthë rrugëtimit, përgjatë pyje të ahut e pishës.

Alpet Shqiptare kanë qenë ndër destinacionet më të vizituara nga turistët ku Valbona zë vendin e nderit, jo vetëm në verë por edhe në dimër.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFtuese për vizitorët, punime mirëmbajtjeje në Kalanë e Shkodrës
Artikulli tjetër“Hapat”, ekspozita e artistes Dea Tili në FAB