Ballina Ekonomi

BSH do të rishtypë monedhat metalike 50 dhe 20-lekëshe

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë analizoi veprimtarinë e tij për vitin 2023 dhe miratoi programin e punës për vitin 2024, së bashku me kalendarin e mbledhjeve që do të zhvillojë gjatë këtij viti.

Në njoftimin e publikuar Banka e Shqipërisë bën të ditur se, Këshilli Mbikëqyrës miratoi rishtypjen e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor me prerje 50 dhe 20 Lekë.

“Ky vendim parashikon rishtypjen e monedhave metalike 50 dhe 20 Lekë, me kurs ligjor, me qëllim plotësimin e kërkesave të ekonomisë për para, në vlerë dhe strukturë, si dhe sigurimin e një furnizimi të rregullt me to, për një periudhë disavjeçare”, njoftoi BSH-ja.

Sipas BSH-së, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFilarmonia e Kosovës do të kremtojë 20-vjetorin në skenën e TKOB
Artikulli tjetërNdërtimi i rrugës Berat-Ballaban, nxitje ekonomisë lokale përmes turizmit