Ballina Flash

Bora “vesh” Gurin e Kamjes në Pogradec

TIRANË, 25 janar/ATSH/ Guri i Kamjes në Pogradec është ndër monumentet natyrore më të frekuentuara në zonë nga turistë vendas dhe të huaj. Ndërsa dimri ka shtruar ngjyrat e veta në peizazhet e mrekullueshme që ofron ky shteg, kanë ndryshuar edhe vizitorët që e preferojnë. Tashmë adhuruesit e dëborës dhe maleve janë ata që përshkojnë shtegun.

Në momumentin natyror mund të arrihet duke ndjekur shtegun “Dardhas-Guri i Kamjes”, me një gjatësi prej rreth 3.5 km dhe nivel mesatar vështirësie. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura sugjeroi disa pamje nga zona në këtë periudhë që ftojnë gjithkënd të bëhet pjesë e eksperiencës.

“Edhe pse bora ka veshur të gjithë zonën, shtegu mund të përshkohet duke ndjekur sugjerimet e specialistëve dhe duke patur përgatitjen e duhur fizike”, shkruan AKZM në rrjetet sociale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKisha e Manastirit të Rubikut në foton e dinastisë Marubi
Artikulli tjetërSkënder Sallaku, ikonë e humorit me një ndikim të madh në skenën artistike shqiptare