Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/01/2024

CONCORD (SHBA) – Parapraket republikane në New Hampshire për zgjedhjet presidenciale.

OKB – Takim ministror i Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Gaza dhe rajon.

PEKIN (Kinë) – Vizita e presidentit uzbek, Shavkat Mirziyoyev.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Bujqësisë dhe Peshkimit të BE-së.

GJENEVË (Zvicër) – Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut shqyrton të dhënat e Kinës për të drejtat e njeriut.

BERLIN (Gjermani) – Pjesëmarrja e ministrit gjerman të Ekonomisë dhe Klimës Robert Habeck në një forum të së përditshmes ”Handelsblatt” për energjinë.

BERLIN (Gjermani) – Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Klimës Robert Habeck merr pjesë në një forum të së përditshmes ”Die Welt” mbi ekonominë.

LOS ANXHELES (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – Nominimet për Academy Award.

UASHINGTON – Takim virtual i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.

EL DABA (Egjipt) – Putin dhe al-Sissi marrin pjesë me videokonferencë në derdhjen e betonit për një njësi në termocentralin e parë bërthamor të Egjiptit.

LAGOS (Nigeri) – Vizitë e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë, 23 janar 2024
Artikulli tjetër“iNews”: Shqipëria mes gjashtë destinacioneve të lira për pushime dimërore