Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 20 janar 2024

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme  atmosferike si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të lagështa.

Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në periudha afatshkurtra reshjet përgjatë ultësirës perëndimore do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 300 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 500 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në periudha afatshkurtra reshjet e dëborës me intensitet të lartë në formën e stuhive dhe shtrëngatave të dëborës. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje intensive dhe shpejtësi mesatare 3-12m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era tepër intensive dhe problematike dhe shpejtësi 16-24m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/10 Re shi
Kukës -1/5 Re borë
Lezhë 9/11 Re shi
Dibër -2/4 Re borë
Durrës 8/16 Re shi
Tiranë 10/16 Re shi
Elbasan 7/15 Re shi
Berat 9/19 Re shi
Vlorë 8/17 Re shi
Korcë 0/6 Re borë
Gjirokastër 8/16 Re shi
Sarandë 10/17 Re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjektet e trashëgimisë kulturore, Gonxhja takim me ekipin e AADF
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/01/2024