Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 19 janar 2024

TIRANË, 19 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme  atmosferike si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale kthjellimi në orët e mesditës përgjatë Ultësirës Perëndimore, pas orëve të mesditës interval kthjellimi në juglindje të vendit. Vranësirat do të pasohen  me reshje shiu të herëpashershme prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Pas orëve të mesditës reshjet do të përqendrohen në veri me intensitet të ulët deri në mesatar. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokalisht shoqëruar me shkarkesa elektrike. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive fiton shpejtësi 10-14m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/17 Re shi diell
Kukës 10/17 Re shi diell
Lezhë 10/16 Re shi diell
Dibër 8/12 Re shi diell
Durrës 11/17 Re shi diell
Tiranë 12/18 Re shi  diell
Elbasan 8/16 Re shi ddiell
Berat 12/20 Re shi diell
Vlorë 13/20 Re shi diell
Korçë 7/15 Re diell
Gjirokastër 9/17 Re diell
Sarandë 10/16 Re shi diell

 

           

                           

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStresi në moshë të re rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës më vonë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/01/2024