Ballina Flash

Bie çatia e komunës së Prishtinës

PRISHTINË, 18 janar/ATSH/ Erërat e forta kanë bërë që çatia e ndërtesës së komunës së re të Prishtinës të bjerë në tokë.

Zyrtari për Informim i Policisë, Agron Borovci ka bërë të ditur se një vajzë ka mbetur e lënduar si pasojë e incidentit.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër,  e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVizita e Ramës, reagon Kryeministri i Landit të Bavarisë: Shqipëria i përket Bashkimit Europian
Artikulli tjetërARKITEKTURË – Lesley Lokko gruaja e parë afrikane që nderohet me Medaljen e Artë Mbretërore