Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 17 janar 2024

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme  atmosferike si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell (kthjellime) kryesisht në zonën e qendrës dhe jug. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet kryesisht mesatar ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive fiton shpejtësi 12-18m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/15 Re shi
Kukës 5/12 Re shi diell
Lezhë 11/16 Re shi
Dibër 7/10 Re shi diell
Durrës 10/18 Re shi diell
Tiranë 12/18 Re shi diell
Elbasan 8/17 Re shi diell
Berat 10/20 Re shi diell
Vlorë 12/19 Re shi diell
Korçë 5/10 Re shi diell
Gjirokastër 8/13 Re shi diell
Sarandë 9/16 Re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Reshjet e dëborës dhe ngricat përfshijnë Skocinë dhe Irlandën e Veriut
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/01/2024