Ballina Flash

Manastirliu: Nis sot shpërndarja e testeve model për provimet e Maturës

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Nga sot 16 janar, publikohen testet model të provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat do të shpërndahen në të gjitha shkollat e mesme të vendit.

Kjo është një nga risitë e Maturës Shtetërore këtë vit, për t’u siguruar që maturantët të jenë të pajisur më testet model më përpara se vitet e shkuara, në mënyrë që të kenë më shumë kohë në dispozicion dhe të jenë më mirë të përgatitur për provimet përfundimtare. Gjatë një takim me hartuesit e fondit të pyetjeve të Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, u ndal te rëndësia e krijimit të pyetjeve që bazohen në njohuritë e fituara gjatë viteve të shkollimit.

Në këtë takim që u zhvillua në mjediset e Ministrisë së Arsimit, u vu theksi nevoja për pyetje të qarta dhe të drejtpërdrejta që shmangin çdo lloj paqartësie te nxënësit, duke i ndihmuar ato të aplikojnë njohuritë e tyre në mënyrën më efikase.

Ky hap i rëndësishëm synon të rrisë cilësinë e mësimit dhe të sigurojë një përgatitje të plotë për të gjithë maturantët, duke i ndihmuar ata të përballojnë me sukses sfidat e provimeve të Maturës Shtetërore.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Polish Aid” mbështet Shqipërinë
Artikulli tjetërGjiknuri pret përfaqësuesit e OSBE: Ekspertiza më e mirë e ODIHR për reformën zgjedhore