Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë, 8 janar 2024

TIRANE, 8 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do  të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri dhe mesatar.

Më pas duke filluar pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura dhe interval kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu dhe dëbore kryesisht në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore si dhe në monentin e reshjeve.

 

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era me shpejtësi 8-14m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/10 Re shi diell
Kukës -1/7 Re shi/borë diell
Lezhë 3/9 Re shi diell
Dibër -1/6 Re shi/borë diell
Durrës 5/17 Re shi diell
Tiranë 6/18 Re shi diell
Elbasan 4/16 Re shi diell
Berat 5/18 Re shi diell
Vlorë 6/11 Re shi diell
Korcë -1/7 Re shi/borë diell
Gjirokastër 1/8 Re shi diell
Sarandë 5/11 Re shi diell

 

 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKredi me interes 0% për shtëpi, Koçiu: 85 mjek përfituesit e parë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/01/2024