Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 7 janar 2024

TIRANE, 7 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do  të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar ne reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar. Në zonën e jugut dhe përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në lartësitë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Në relievet e larta malore reshjet e dëborës të dendura në formën e stuhive të dëborës. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore si dhe në monentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era do të jetë relativisht intensive me shpejtësi 12-18m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/15 Re shi
Kukës 5/13 Re shi/borë
Lezhë 10/17 Re shi
Dibër 5/11 Re shi/borë
Durrës 11/17 Re shi
Tiranë 10/19 Re shi
Elbasan 6/16 Re shi
Berat 6/17 Re shi
Vlorë 9/19 Re shi
Korcë 2/11 Re shi/borë
Gjirokastër 5/15 Re shi
Sarandë 7/18 Re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të mjeteve për kujdes
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/01/2024