Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 6 janar 2024

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do  të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e vona të mbrëmjes shtim vranësirash deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e jugut reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 nisin reshjet e dëborës.

Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era do të jetë relativisht intensive me shpejtësi 12-19m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/15 Re diell shi
Kukës 5/13 Re diell shi
Lezhë 10/17 Re diell shi
Dibër 5/11 Re diell shi
Durrës 11/17 Re diell shi
Tiranë 10/19 Re diell shi
Elbasan 6/16 Re diell shi
Berat 6/17 Re diell shi
Vlorë 9/19 Re diell shi
Korçë 2/11 Re diell shi
Gjirokastër 5/15 Re diell shi
Sarandë 7/18 Re diell shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – UNICEF: Fëmijët në Rripin e Gazës përballen me kequshqyerjen dhe sëmundjet
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/01/2024