TIRANE, 6 janar/ATSH/ Si çdo 6 janar, edhe këtë vit, Porti i Durrësit hapi dyert për të mirëpritur me dhjetra besimtarë ortodoksë, të cilët kremtojnë traditën e përvitshme të Festës së Epifanisë,(Ujit të Bekuar).
Në vijim të meshës, e cila u zhvillua në mëngjes herët, në kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, besimtarët u drejtuan në kalatën nr.4 të portit, ku u krye edhe ceremonia e hedhjes së kryqit në det, i cili këtë vit u kap nga Esli Papajorgji.
Rituali i hedhjes së kryqit në det u shoqërua me boritë e mjeteve lundruese të cilat ndodheshin të bregëzuara në kalatat e portit, simbolikë e celebrimit të kësaj dite të shënuar, e cila është një prej kremteve më të mëdha të kishës ortodokse që cila simbolizon ditën e pagëzimit të Shpëtimtarit Jezu Krisht në lumin Jordan.























