FRANKFURT, 5 janar /ATSH-DPA/ – Inflacioni i eurozonës u përshpejtua sërish në dhjetor për herë të parë që nga shtatori, me çmimet e konsumit që u rritën me 2,9% në vit, sipas një vlerësimi fillestar nga Eurostat.
Autoriteti statistikor i Bashkimit Evropian paraqiti inflacionin vjetor në nëntor në 2,4%, niveli më i ulët që nga vera e vitit 2021.
Analistët kishin parashikuar një rritje në dhjetor.
Në terma mujore, niveli i inflacionit në dhjetor arriti në 0,2%.
Inflacioni i Eurozonës u dobësua gjatë vitit 2023 pasi arriti një nivel rekord prej 10,7% në vjeshtën e vitit 2022.
Inflacioni bazë regjistroi një rënie duke arritur në 3,4% në dhjetor krahasuar me 3,6% në nëntor./ /a.i/













