Ballina Bota

BRUKSEL – Tajani: Evropa përfaqëson shpresën për të gjithë

ROMË, 5 janar /ATSH-ANSA/ – Ne duhet të shohim një Evropë që përfaqëson dhe që duhet të vazhdojë të përfaqësojë shpresën për të gjithë, një Evropë që duhet përmirësuar, e cila duhet të ketë politikën e saj të jashtme të vërtetë dhe ushtrinë e saj, tha sot zëvendëskryeministri italian dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.

Tajani ndodhet në Paris, ku do të marrë pjesë në varrimin e Jacques Delors, ish-presidentit të Komisionit Evropian që u nda nga jeta së fundmi.

“Të jesh pro evropian nuk do të thotë të heqësh dorë nga identiteti yt si italian, por, nëse je italian i mirë je edhe një evropian i mirë”, shtoi Tajani, duke theksuar nevojën për një Evropë udhëheqëse ”që na lejon të gjithëve të mbrohemi më mirë në kohën e sfidës së madhe globale”./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Policia të bashkëpunojë me qytetarët për parandalimin e ngjarjeve kriminale
Artikulli tjetërMete: Flukset hyrëse nga turizmi afro 3.2 miliardë euro deri në fund të shtatorit