TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Parashikohet mjegull e dendur / mjegullinë si dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/13 | Diell |
| Kukës | -2/14 | Diell |
| Lezhë | 1/13 | Diell |
| Dibër | -2/11 | Diell |
| Durrës | 7/16 | Diell |
| Tiranë | 6/15 | Diell |
| Elbasan | 4/14 | Diell |
| Berat | 1/16 | Diell |
| Vlorë | 9/12 | Diell |
| Korçë | -3/12 | Diell |
| Gjirokastër | 0/14 | Diell |
| Sarandë | 6/16 | Diell |













