Ballina Flash

Ish-krerët e UÇK-së shpallen qytetarë nderi të Drenasit

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Ish-krerët e luftës çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, u shpallën sot qytetarë nderi të Komunës së Drenasit në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal.

Propozimi për shpalljen Qytetar Nderi u votua unanimisht nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Ndryshe, mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës kishte për rend dite 21 pika dhe të gjitha janë miratuar e diskutuar.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak824 konkurrentë testohen për t’u pranuar në Policinë e Shtetit
Artikulli tjetërEkspozita më e madhe e fotografit gjerman Juergen Teller në Paris