Ballina Aktualitet

Krishtlindja, mesha e mesnatës në Katedralen e Shën Palit në Tiranë

TIRANE, 25 dhjetor/ATSH/ Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen ndërsa në mesnatë u mbajt në kryeqytet mesha e “Vigjiljes së Krishtit’ në Katedralen e Shën Palit.

Mesha e cila nisi në orën orën 23:00 (24 dhjetor) dhe vijoi deri në mesnatë u ndoq nga besimtarë të shumtë të cilët jo vetëm mbushën ambientet e brendshme të katedrales por qëndruan dhe jashtë.

Kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj i cili drejtoi meshën për besimtarët katolikë përcolli mesazhin për më shumë dashuri dhe paqe.

“Mesazhi i  Krishtlindjes bën të dallojmë errësirën nga drita”, tha ai më tej.

Krishtlindja është festa e dytë më e rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, pas Pashkës. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë.

Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.

Mesha është mbajtur edhe në qytete të tjera të vendit ndërsa gjatë ditës besimtarët festojnë me drekën tradicionale dhe vizita tek familjarët.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama uron Krishtlindjen
Artikulli tjetërPeleshi i uron Krishtlindjen efektivëve të Forcave të Armatosura