TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Qyteti i Fierit është dekoruar me dritat shumëngjyrëshe në prag të festave të fundvitit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Fierit në prag të festave të fundvitit.
Bashkia e Fierit ka zbukuruar qytetin me pemën e Vitit të Ri, simbol i kësaj feste në qendër të qytetit, por jo vetëm, ndërsa lumi i Gjanicës është ndriçuar me ngjyra festive.
Në mbrëmje rreth pemës së Vitit të Ri mblidhen me dhjetëra fëmijë të shoqëruar me prindër, për të bërë fotot të cilat i ruajnë si kujtim në prag të këtyre festave.
Po ashtu sheshi pranë parkut qendror të qytetit është kthyer në një hapësirë të dedikuar për argëtimin e fëmijëve dhe qytetarëve këtë fundvit.
Dhjetori është muaji i festave dhe të gjitha qytetet e vendit janë përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve.
/m.m/r.e/





















