Ballina Flash

Osmani: Jemi të gatshëm për çdo skenar të Serbisë

PRISHTINË, 20 dhjetor/ATSH/ Presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi se Kosova është e gatshme për çdo skenar të Serbisë. Ajo tha se është ne kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe partnerët ndërkombëtarë që të mbrohet Kosova.

Kështu u përgjigj kryetarja e shtetit, teksa u pyet për sulme të mundshme.

Ajo nga gazetarët është pyetur edhe për takimin me krerët e opozitës, ku tha se nuk ka pasur anulim të takimit me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Nuk ka pasur anulim, siç ka njoftuar edhe zyra ime, ka qenë çështje disa minutash, çështje e qartë protokollare. Natyrisht që dera e presidencës si institucioni në vend është gjithnjë i hapur, siç ka qenë edhe deri më tani në mënyrë qe me përfaqësuesit e partive opozitare të diskutojmë”, tha ajo.

Kryetarja e shtetit bëri të ditur se janë në koordinim dhe kontakt të përditshëm me partnerët ndërkombëtarë ne lidhje me sulmet e mundshme të Serbisë. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Macron rishikon kushtetutshmërinë e ligjit të ri të migracionit
Artikulli tjetërVeliaj në tregun e gjelave në Baldushk: Të blejmë produkte vendase, t’u bëhemi krah fermerëve