Ballina Flash

Në Preshevë, 38 qendra votimi

PRISHTINË, 17 dhjetor/ATSH/- Qytetarët e Luginës së Preshevës sot do të votojnë për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Serbisë.

Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, Alban Mehmeti bëri të ditur për KosovaPress, se në Preshevë të drejtë vote kanë 43 mijë e 500 votues. Në këtë komunë votohet në 38 qendra të votimit.

Ndërkaq, kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, Fejzi Beqiri tha se janë 42 mijë e 786 qytetarë me të drejtë vote, të cilët mund të ushtrojnë vullnetin e tyre në 59 qendra votimi.

Për zgjedhjet parlamentare në Serbi po marrin pjesë dy lista të shqiptarëve.

“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, e cila udhëhiqet nga Shqiprim Arifi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSerbët nisen nga veriu i Mitrovicës për të votuar në Serbi
Artikulli tjetërArifi: Garimit në dy lista të ndara, shkak i bojkotit të shqiptarëve në zgjedhje