Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 16 dhjetor 2023

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ketë  kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje të dobëta shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa  në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër në verilindje dhe juglindje do të shoqërohen me reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ulët. Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3-11m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 13-21m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/8 Diell re
Kukës -1/0 Diell re shi/borë
Lezhë 7/10 Diell re
Dibër 1/3 Diell re shi/borë
Durrës 8/12 Diell re
Tiranë 8/12 Diell re
Elbasan 7/10 Diell re
Berat 7/13 Diell re
Vlorë 7/11 Diell re
Korçë            -1/2 Re shi/borë
Gjirokastër 5/10 Diell re
Sarandë 8/12 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNgjarja në burgun e Peqinit, Sindikata e Burgjeve: Hetimet do nxjerrin përgjegjësit, jo baltë mbi punonjësit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/12/2023