Ballina Flash

Cila është ideja e fundit e Elon Musk-ut?

AUSTIN, 16 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Elon Musk dëshiron të hapë një universitet në Austin, Teksas, “i dedikuar arsimit në nivelet më të larta”.

Lajmin e raporton agjencia Bloomberg, duke cituar dokumentacionin e depozituar nga miliarderi pranë agjencisë amerikane të taksave.

Universiteti do të ketë profesorë me përvojë dhe një kurrikulë tradicionale të shoqëruar nga përvoja të drejtpërdrejta në terren, simulime dhe laboratorë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNgjarja në burgun e Peqinit, Policia: 12 të ndaluar për shpërdorim detyre
Artikulli tjetërReshje dëbore, ARRSH: Po punohet për pastrimin e aksit Ura e Zapodit-Shishtavec