Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 7 dhjetor 2023

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore në verilindje mbi 500 metër dhe juglindje mbi 700 metër reshje dëbore të cilat lokalisht do të jenë me intensitet mesatar.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtesi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/7 Re shi
Kukës 0/4 Re shi
Lezhë 3/8 Re shi
Dibër -1/3 Re shi
Durrës 6/11 Re shi
Tiranë 7/10 Re shi
Elbasan 6/10 Re shi
Berat 4/11 Re shi
Vlorë 7/10 Re shi
Korçë 2/5 Re shi
Gjirokastër 3/8 Re shi
Sarandë 6/11 Re shi

 

         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak20 milionë lekë drejt fondacionit “Durrah City Football Academy”
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/12/2023