Ballina Flash

Paketa e kataraktës, 3395 pacientë e përfituan falas

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Rreth 3395 pacientë kanë përfituar falas shërbimin e paketës së kataraktës dhe lentet falas gjatë periudhës janar-nëntor.

Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet e qytetarëve dhe rritur cilësinë e jetës.

Përveçse në QSUT dhe Spitalin e Traumës në Tiranë, ky shërbim është ofruar me financim 100% nga FSDKSH edhe në spitalet rajonale të Fierit, Vlorës, Elbasanit dhe Durrësit.

Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKisha e Shën Mëri Vllahernës në lagjen “Kala”, nga më të vjetrat e Beratit
Artikulli tjetërKIEV – Zelensky premton reformë rekrutimi për ushtrinë ukrainase