Ballina Aktualitet

Operacionit Kombëtar “Tempulli”, Balla: 482 të arrestuar deri tani

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/  Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh sot se, lufta kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike përmes Operacionit Kombëtar “Tempulli” po jep çdo ditë rezultate.

Ministri tha se, “në kuadër të këtij Operacioni Kombëtar janë 482 persona të arrestuar/proceduar deri më tani”.

Balla përgëzoi Policinë e Shtetit në Dibër dhe Mat për goditjet e djeshme dhe nxis gjithë strukturën e Policisë të vazhdojmë intensifikimin e forcës sonë goditëse ndaj çdo forme kriminaliteti.

“Ripërsëris ftesën time për qytetarët, stafet pedagogjike dhe vetë nxënësit që të mbështetin punën e Policisë në kuadër të  Paketës së Sigurisë në Shkolla, duke raportuar çdo paligjshmëri”, deklaroi Balla.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDogana kalon 1.5 miliard euro të ardhura
Artikulli tjetërCOP28 – Scholz: Më shumë shpejtësi për zgjerimin e energjive të rinovueshme