Ballina Bota

METEO – Vullkani siçilian “Etna” shpërthen sërish

ROMË, 12 dhjetor /ATSH-DPA/ – Vullkani më i madh aktiv në Evropë, “Etna”, ka tërhequr sërish vëmendjen me një shpërthim të llavës.

Sipas Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) në Katania në Siçili, shpërthimi i llavës u ngrit deri në 6 000 metra mbi nivelin e detit dje në mbrëmje dhe ndriçoi qiellin e natës në lindje të ishullit.

Në orën 21:35, “Etna” u qetësua përsëri.

Vullkani në ishullin mesdhetar ngrihet rreth 3 350 metra mbi nivelin e detit.

Ai bëhet aktiv vazhdimisht, më së fundi në mes të nëntorit. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBeci takim me hotelierët, diskutohet oferta turistike
Artikulli tjetërNdeshja Tirana-Partizani, Policia plan masash