TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Në spitalet publike dhe jopublike janë kryer 116 901 mijë seanca dialize falas me financim 100 % nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Sipas FSDKSH pacientët marrin shërbim cilësor me kushte dhe standarde bashkëkohore.
Paketa e Hemodializës, ku përfshihen ekzaminimet e nevojshme, vendosja e fistulës ose grafitit dhe kryerja e procedurës së dializës është shërbim që financohet 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Prej vitit 2015, pacientët shqiptarë përfitojnë paketat shëndetësore të nefrologjisë dhe kardiokirurgjisë pa pagesë, si në spitalet publike, ashtu edhe në ato jopublike.
Pacientët përfitojnë 12 shërbime spitalore si dializa, transplanti i veshkave, terapia e flakjes akute, pacemaker definitiv, angiografi koronare, angioplastikë koronare, interventet valvolare, interventet kongenitale, bypass koronar, implanti koklear për fëmijët me probleme dëgjimi etj.
Këto paketa financohen 100 % nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe zbatohen në bazë të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

/k.s/






















