Ballina Ekonomi

Leku forcohet ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ Dollari amerikan dhe monedha europiane humbën pikë këtë të premte në raport me lekun.
Paundi britanik dhe franga zvicerane gjithashtu kanë pësuar një rënie të vlerës.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, këtë fundjavë monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 92.89 lekë ose 0.43 lekë më pak se të enjten. Euroja është nënçmuar me 0.75 lekë dhe këmbehet me 101.17 lekë.

Ndërsa paundi britanik humbi terren duke u dobësuar me 0.56 lekë dhe këmbehet me 117.42 lekë.

Franga zvicerane këmbehet me 106.24 lekë ose 0.40 lekë më pak se të enjten.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 92.89 -0.43
Euro EUR 101.17 -0.75
Poundi Britanik GBP 117.42 -0.56
Franga Zvicerane CHF 106.24 -0.40
Jeni Japonez (100) JPY 62.75 -0.50
Dollari Australian AUD 61.48 -0.15
Dollari Kanadez CAD 68.66 +0.09
Korona Suedeze SEK 8.88 -0.04
Korona Norvegjeze NOK 8.64 -0.08
Korona Daneze DKK 13.57 -0.10
SDR SDR 123.85 -0.87
Ari (OZ 1) XAU 189849.12 -336.11
Argjendi (OZ 1) XAG 2345.32 +13.25
Juani Kinez (onshore) CNY 13.01 -0.07
Juani Kinez (offshore) CNH 12.99 -0.06
Lira Turke TRY 3.23 0.00

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak8 artistë paraqesin punët e tyre në ekspozitën “Vazhdë”
Artikulli tjetërFOKUS – Zbulohet PrEP, ilaçi që parandalon HIV-in