Ballina Bota

ROMË – Tajani: G7-a nuk ra në grackën e Hamasit

ROMË, 23 nëntor /ATSH-ANSA/ – Hamasi kreu sulmin kriminal më 7 tetor kundër popullatës civile, me qëllimin për të kryer një masakër që do të kishte një efekt mediatik më të madh se ai i një sulmi të thjeshtë terrorist, tha zëvendëskryeministri italian dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani në Forumin XXI Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit, e organizuar nga “Coldiretti”, organizata kryesore e sipërmarrësve bujqësore në nivel kombëtar dhe evropian.

“Gjithashtu, qëllimi i tyre ishte të hidhnin në erë çdo mundësi të një marrëveshjeje midis Izraelit dhe vendeve arabe, për të bashkuar të gjitha vendet arabe kundër Izraelit dhe për të vënë në vështirësi marrëdhëniet midis botës arabe dhe G7, vendeve të mëdha të Perëndimit”, shtoi Tajani.

“Kjo përpjekje ishte e pasuksesshme, por plani është ende aty”, theksoi ai.

“Falë diplomacisë sonë, ne arritëm ta shmangnim këtë fatkeqësi”, tha Tajani.

Vendet e G7 janë ngritur për paqen dhe nuk kanë rënë në grackën e Hamasit, shpresoj që edhe Izraeli të mos bjerë”, tha ai.

“Kjo duhet shmangur politikisht dhe besoj se Italia, e cila do të udhëheqë G7 nga janari, po luan një rol të rëndësishëm për shkak të marrëdhënieve që ka jo vetëm me Izraelin, që është aleati ynë, por edhe me shumë vende të botës arabe që janë bashkëbiseduesit tanë të privilegjuar”, theksoi Tajani./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPaketat mjekësore falas, 8 148 procedura kardiokirurgjikale në 11 muaj
Artikulli tjetërTrajnim në Vjenë për konservimin dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore