Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë, 13 nëntor 2023

TIRANE, 13 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore me origjinë jugore.

Moti parashikohet fillimisht i vranët e me reshje lokale shiu me intensitet të ulët të në jug të vendit. Më pas do të kemi mbizotërim të motit të kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Mjegull / mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare jugore dhe lugina era fiton shpejtësi 9-14m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/20 Diell re
Kukës 5/16 Diell re
Lezhë 6/20 Diell re
Dibër 5/16 Diell re
Durrës 9/22 Diell re
Tiranë 8/22 Diell re
Elbasan 7/23 Diell re
Berat 7/24 Diell re shi
Vlorë 9/23 Diell re shi
Korcë 5/18 Diell re
Gjirokastër 6/21 Diell re shi
Sarandë 8/22 Diell re shi

           

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Gati 5 milionë banorë të zhvendosur brenda vendit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/11/2023