Ballina Flash

Miliona australianë mbetën pa shërbim celular dhe internet

SIDNEJ, 8 nentor /ATSH-AA/ – Miliona australianë mbetën pa shërbim celular dhe internet pas rënies së sistemit të operatorit celular Optus.

Më shumë se 10 milionë abonentë të Optus, kompania e dytë më e madhe e telekomunikimit në Australi, ishin pa shërbime celulari dhe interneti.

Sipas ABC News, drejtoresha ekzekutive e kompanisë Optus, Kelly Bayer Rosmarin tha se ndërprerja filloi në orën 4 të mëngjesit me orën lokale.

Klientët kritikuan kompaninë se nuk u njoftuan për ndërprerjen. Rosmarin tha se disa orë pas ndërprerjes ekipet po punonin rreth problemit dhe se ka filluar riparimi i shërbimeve të internetit dhe rrjetit.

Ajo theksoi se ndërprerja mund të zgjasë edhe disa orë dhe shtoi se do të punojë pa ndërprerje deri në zgjidhjen e problemit.

Ende nuk dihet nëse ndërprerja u shkaktua nga ndonjë sulm kibernetik, për shkak të mosfunksionimit të kompanisë Optus ka patur ndërprerje edhe në sistemin e kujdesit shëndetësor, transportit dhe pagesave në të gjithë vendin.

Kompania Optus ishte në shënjestër të një sulmi kibernetik vitin e kaluar që çoi në vjedhjen e të dhënave personale të rreth 10 milionë llogarive, që është incidenti më i madh i tillë në Australi.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama për Metropolis: Pranimi i migrantëve për të lehtësuar sado pak Italinë, vendin që i detyrohemi shumë
Artikulli tjetërKoçiu takon mjekët e Maternitetit “Koço Gliozheni” që po përkujdesen për foshnjën e braktisur sot në Tiranë