TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime të herëpashershme në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonën e juglindjes ku do të kemi mbizotërim të motit të kthjellët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi 10-12m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/23 | Diell re |
| Kukës | 11/22 | Diell re |
| Lezhë | 14/23 | Diell re |
| Dibër | 11/19 | Diell re |
| Durrës | 14/24 | Diell re |
| Tiranë | 14/24 | Diell re |
| Elbasan | 13/24 | Diell re |
| Berat | 15/25 | Diell re |
| Vlorë | 15/24 | Diell re |
| Korçë | 11/19 | Diell re |
| Gjirokastër | 13/22 | Diell re |
| Sarandë | 14/23 | Diell re |


















