Ballina Flash

Nis puna për restaurimin e kishës së Kozarës

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njoftoi nisjen e punimeve për restaurimin e kishës së Kozarës, e cila ishte shkatërruar më parë nga zjarri.

Kisha e Kozarës, është një monument me vlera shpirtërore për komunitetin vendas e gjithashtu monument kulturor.

“Ashtu si kishim premtuar, u rikthyem në fshatin Kozarë. Si përgjigje e kërkesave të komunitetit, por edhe për të risjellë në jetë një monument kulturor dhe shpirtëror, nisën punimet për restaurimin e kishës së Kozarës”, shkroi ministrja Margariti në rrjetet sociale.

Me fonde të buxhetit të shtetit, do të mundësohen ndërhyrjet në muraturë, çati, këmbanore, ambientet ndihmëse dhe sistemimin e hapësirës përreth kishës.

“Përveçse një objekt kulti, kjo kishë ka pasur edhe funksionin e një hapësire takimi për komunitetit, të cilën ne do t’ia rikthejmë sërish”, u zotua ministrja e Kulturës.

Kisha është një nga monumentet më me peshë të artit postbizantin, e ndërtuar në periudhën otomane.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Emiratet e Bashkuara Arabe ndërtojnë spitalin fushor në Rripin e Gazës
Artikulli tjetërLajçak në Prishtinë për draftstatutin e Asociacionit