TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot pamje nga Shkolla e Mesme e Bashkuar në Bularat të Gjirokastrës, e cila është një shkollë e rindërtuar me standardet më të mira.
Manastirliu u shpreh se kjo shkollë, me terrene sportive dhe mjedise moderne, ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit e zonës së Dropullit.
Manastirliu theksoi se mbi 60 shkolla shkolla të reja po rindërtohen dhe rehabilitohen në të gjithë vendin, falë financimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, bashkive dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.






















