Ballina Flash

Rritet edhe çmimi i një xhiroje me gondola

VENECIA, 3 nëntor /ATSH/ – Dhjetë euro më shumë për të shijuar Venecian me një shëtitje panoramike me gondolë.

”Nga 80 në 90 euro për gjysmë ore tashmë xhirot kanë arritur në 100-110 euro”, shkruan il messaggero.it.

Në fakt, me rregullore është bashkia e Venecias ajo që dikton kushtet ekonomike të shërbimit të gondolave ​​e cila nga viti 2014 dhe çdo pesë vjet parashikon çmimet.

Një kapërcim i pavërejtur asnjëherë deri më tani, por i sjellë në vëmendjen e këshillit venecian nga shoqata e gondolierëve, e cila evidentoi nga njëra anë mospërditësimin e listës së çmimeve në vitin 2019, nga ana tjetër inflacionin e vitit 2022.

Ndryshimi i fundit daton në vitin 2014 kur, për të njëjtin çmim, koha e udhëtimit u reduktua nga 40 në 30 minuta, por me 1 nëntor 2023 tarifa ka ndryshuar./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTymueset dhe përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Salianjit dhe 2 deputetëve të tjerë
Artikulli tjetërStuhia “Ciaran” prek edhe Tiranën, bashkia ndërhyrje në kohë rekord për normalizimin e situatës