Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 1 nëntor 2023

TIRANË, 1 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell. Në orët e para të 24-orëshit si dhe në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet te ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.                           

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/22 Re shi diell
Kukës 12/22 Re shi diell
Lezhë 11/20 Re shi diell
Dibër 9/18 Re shi diell
Durrës 14/26 Re shi diell
Tiranë 14/24 Re shi diell
Elbasan 14/25 Re shi diell
Berat 13/25 Re shi diell
Vlorë 13/23 Re shi diell
Korçë 10/20 Re shi diell
Gjirokastër 10/25 Re shi diell
Sarandë 15/22 Re shi diell

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Herzog: Ne po luftojmë për të gjithë botën
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/11/2023