TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Mbi 50 përfaqësuese nga Administrata Doganore Shqiptare morën pjesë në konferencën e parë të programit të Ambasadës britanike në mbështetje të femrave në uniformë.
Përfaqësuese të Doganave, pjesë e Bordit të kësaj nisme, ishin në panelin, ku institucione si Policia e Shtetit, Ushtria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, treguan rrugëtimin e tyre në institucion, vështirësitë dhe barrierat e hasura, bashkëpunimin me gjininë tjetër dhe mënyra si kanë arritur të kalojnë vështirësitë e hasura.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave janë të punësuar 975 punonjës, nga të cilët 31.1 % femra.
/r.e/












