Ballina Bota

ANKARA – Erdogan i kërkon Izraelit të ndalë sulmet

ANKARA, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i kërkoi sot Izraelit që “të ndalojë menjëherë këtë çmenduri” dhe t’i japë fund sulmeve të tij” kundër Gazës.

“Bombardimet izraelite që u intensifikuan mbrëmë në Gaza synuan përsëri gratë, fëmijët dhe civilët e pafajshëm dhe thelluan krizën e vazhdueshme humanitare. Izraeli duhet të ndalojë menjëherë këtë çmenduri dhe t’i japë fund sulmeve të tij”, tha ai në X.

Ai shkroi edhe për një tubim të organizuar sot nga partia e tij në Stamboll, “ku ne do të pohojmë me zë të lartë dhe qartë se qëndrojmë me popullin palestinez kundër persekutimit të Izraelit”.

Kreu i shtetit turk njoftoi pjesëmarrjen e tij në këtë takim të titulluar “Tubimi i madh për Palestinën” dhe që do të mbahet në aeroportin e ”Ataturk” në Stamboll.

Erdogan ka ashpërsuar tonin e tij në lidhje me bombardimet e kryera nga Izraeli në Gaza si hakmarrje për sulmin e përgjakshëm të Hamasit më 7 tetor, i cili la 1 400 të vdekur sipas izraelitëve.

Ai njoftoi të mërkurën se po heq dorë nga të gjitha planet e tij për të udhëtuar në Izrael dhe stigmatizoi paaftësinë e perëndimorëve për të ndaluar luftën në Gaza.

“Hamasi nuk është një grup terrorist, është një grup çlirimtarësh që mbrojnë tokën e tyre”, tha ai gjithashtu duke shkaktuar zemërimin e Izraelit.

Pasi bëri thirrje për vetëpërmbajtje pas masakrës kundër izraelitëve, të kryer nga Hamasi, presidenti turk ndryshoi tonin e tij dhe denoncoi një “gjenocid”, pas goditjes javën e kaluar në një spital në Gaza që ai ia atribuoi menjëherë Izraelit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Mbi 10 mijë nxënës të përfshirë në ekipet sportive në shkolla
Artikulli tjetërPërfundon Rruga e Çekrezës, Veliaj: Premtim që e mbajtëm për qytetarët e Zall Herrit