Ballina Flash

Ja disa nga shkaqet kryesore të ictus-it

ROME, 27 tetor /ATSH-ANSA/ – Shkaku kryesor i goditjeve në tru (iktus) prek më shumë se 12 milionë njerëz çdo vit.

Por është thelbësore të dihet se 90% e goditjeve në tru janë të lidhura me faktorë rreziku për të cilët mund të bëhet diçka. 9 nga 10 iktuse mund të parandalohen potencialisht falë një stili jetese adekuat, duke ndjekur një dietë të ekuilibruar dhe e shëndetshme si ajo e ofruar nga dieta mesdhetare, heqja dorë nga pirja e duhanit, kontrolli i presionit të gjakut, kolesterolit, sheqerit në gjak dhe kufizim të konsumit të alkoolit.

Është një patologji e cila, si të gjitha sëmundjet dhe tumoret kardiovaskulare, mund të shkaktohet nga veprimi shoqërues i disa faktorëve, si hipertensioni arterial, obeziteti, diabeti, duhanpirja, mënyra e jetesës sedentare dhe disa anomali kardiake e vaskulare. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBejko: PD mbështet SPAK, para drejtësisë kushdo që ka abuzuar me pasuritë e shqiptarëve
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e shtunë, 28 tetor 2023