Ballina Flash

Dita e themelimit të Kombeve të Bashkuara

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Dita e Kombeve të Bashkuara, më 24 tetor, shënon përvjetorin e hyrjes në fuqi në vitin 1945 të Kartës së OKB-së. Me ratifikimin e këtij dokumenti themelues nga shumica e nënshkruesve të tij, përfshirë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, Kombet e Bashkuara u krijuan zyrtarisht.

“Nuk ka asnjë organizatë tjetër globale me legjitimitetin, fuqinë e mbledhjes dhe ndikimin normativ të Kombeve të Bashkuara. Asnjë organizatë tjetër globale nuk u jep shpresë kaq shumë njerëzve për një botë më të mirë dhe për të bërë të mundur të ardhmen që duam”, shkruhet në faqen zyrtare të OKB-së.

Rrallëherë ka qenë më e madhe se sot, urgjenca që të gjitha vendet të bashkohen dhe të përmbushin premtimin e Kombeve të Bashkuara.

Dita e OKB-së, e festuar çdo vit, ofron mundësinë për të përforcuar axhendën e përbashkët dhe për të riafirmuar qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së që kanë udhëhequr gjatë 78 viteve të fundit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Macron mbërrin në Izrael si pjesë e turit në LM
Artikulli tjetër​Caktohet data e re për ndeshjen Kosovë-Izrael