Ballina Flash

​Caktohet data e re për ndeshjen Kosovë-Izrael

PRISHTINË, 24 tetor/ATSH/ Situata konfliktuale e krijuar ndërmjet Izraelit dhe Palestinës bëri shumë ndeshje të planifikuar nga UEFA dhe FIFA të mos zhvillohen në fillim të muajit tetor, ashtu siç ishin planifikuar.

Në mesin e tyre ishte edhe ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Kjo ndeshje që ishte planifikuar për datën 15 tetor, do të zhvillohet më 12 nëntor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e themelimit të Kombeve të Bashkuara
Artikulli tjetërSpiropali: Vullnet për nisjen e procedurave teknike për heqjen e vizave me SHBA