NJU JORK, 22 tetor /ATSH-ANSA/ – Ylli i Hollivudit, Meryl Streep ka njoftuar divorcin nga bashkëshorti Don Gummer, pas 45 vitesh martesë, katër fëmijë dhe pesë nipër e mbesa duke zbuluar se ata kanë jetuar jetë të ndara prej gjashtë vitesh, sipas tabloidit ”New York Post”.
Në një deklaratë të përbashkët, aktorja fituese e Oscar-it dhe skulptori shpjeguan se pavarësisht ndarjes ata do të kujdesen gjithmonë për njëri-tjetrin.
Streep dhe Gummer u martuan në vitin 1978 pasi u prezantuan nga vëllai i saj në të njëjtin vit.
Sipas tabloidit, e famshmja e Hollivudit, e cila mori pjesë në çmimet ”Princesa de Asturias”, u pa për herë të fundit me bashkëshortin në ceremoninë e Oscar-it të 2018-ës./ a.jor.













