Ballina Flash

Flamingot rikthehen në liqenin e Pogradecit

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Flamingot janë rikthyer edhe për këtë sezon në liqenin e Porgradecit.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau sot në rrjetet sociale momente nga qëndrimi i tyre në liqen.

“Nëse ndodheni pranë këtij liqeni, mund të keni fatin të vrojtoni nga afër rreth 40 flamingo”, .

Vitet e fundit flamingot janë kthyer në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë. Flamingot janë shpendë që migrojnë në vendet e ngrohta dhe parapëlqejnë ujëra të kripura dhe të cekëta, ku gjejnë ushqimin e tyre të zgjedhur, në vendin tonë habitati i këtij lloji është Laguna e Nartës, Karavastasë.

Prej disa vitesh tashmë, flamingot frekuentojnë edhe liqenin e Pogradecit për një periudhë të shkurtër kohore, edhe pse ai nuk përbën habitatin e tyre natyror.

/k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Designboom”: Piramida e Tiranës, monumenti i saporinovuar i Shqipërisë
Artikulli tjetër“Ardenica” në Lushnjë, tjetër bujtinë e mbështetur nga AZHBR