Ballina Flash

Partizani mposht 2-1 Tiranën në derbin e kryeqytetit

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Partizani mundi 2-1 Tiranën në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme në “Air Albania”, e vlefshme për javën e gjashtë (të prapambetur) në Superligë.

Derbi i kryeqytetit ishte dramatik, me fundin e ndeshjes që prodhoi emocione të forta.

Fillimisht ishte Maguette kaloi në avantazh Partizanin në minutën e 77, ndërsa Hasani barazoi për bardheblutë në minutën e 90-të.

Kur Tirana ende nuk kishte marrë veten nga festa, ishte Mensah që në të 90+2 minutë shënoi golin e dytë për Partizanin.

Partizani mposht 2-1 Tiranën në derbin e kryeqytetit Foto: Agim Dobi

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLIBAN – Pistorius paralajmëron për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Hamas
Artikulli tjetërTEL AVIV – Baerbock dhe Pistorius premtojnë mbështetje për Izraelin gjatë vizitës në Lindjen e Mesme