Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 17 tetor 2023

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale te pakta kthjellimesh. Reshje shiu me intensitet mesatar dhe te larte në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike.Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje  me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 7-10m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë  i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/16 Re shi
Kukës 8/11 Re shi
Lezhë 12/14 Re shi
Dibër 7/9 Re shi
Durrës 15/20 Re shi
Tiranë 14/19 Re shi
Elbasan 15/18 Re shi
Berat 14/21 Re shi
Vlorë 14/20 Re shi
Korçë 9/10 Re shi
Gjirokastër 9/19 Re shi
Sarandë 15/20 Re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMacron nga Tirana: Ju jeni në qendër të Europës, Franca mbështet zgjerimin
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/10/2023