PARIS, 10 tetor /ATSH-DPA/ – Dimri i ftohtë mund të çojë në një rritje të çmimit të gazit, paralajmëroi sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).
“Rreziku i paqëndrueshmërisë së çmimeve është shkak për shqetësim, edhe pse vendet e depozitimit të gazit në Evropë kanë hyrë në sezonin e ngrohjes dimërore me kapacitet 96%”, tha IEA.
“Ndërsa kushtet e tregut janë lehtësuar me rënien e mprehtë të kërkesës në Evropë dhe një pjese të Azisë, furnizimi mbetet i shtrënguar’, shtoi IEA.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi një rritje të kapacitetit global të LNG-së prej 25% midis 2022 dhe 2026.
SHBA-ja po konsolidon pozicionin e saj si eksportuesja më e madhe në botë e LNG-së përmes ndërtimit të impianteve të reja të lëngëzimit.
“Rritja e furnizimit me LNG sinjalizon një zhvendosje në një treg më të globalizuar të gazit, i cili do të përmirësojë elasticitetin dhe aftësinë e furnitorëve dhe konsumatorëve për t’iu përgjigjur goditjeve të ofertës dhe kërkesës,” tha agjencia me qendër në Paris.
Ai parashikoi se kërkesa globale do të rritej me 1,6% çdo vit midis 2022 dhe 2026, nga 2,5% e regjistruar midis 2017 dhe 2021. //a.i/












