Ballina Bota

IZRAEL – Netanyahu: Ushtria do të përdorë të gjithë fuqinë për të shkatërruar Hamasin

TEL AVIV, 7 tetor /ATSH-AFP/ –  Ushtria izraelite do të përdorë të gjithë fuqinë për të shkatërruar Hamasin, deklaroi sonte kryeministri izraelit, Beniamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit premtoi të hakmerrej për “një ditë të zezë” pas luftës së nisur nga Hamasi nga Rripi i Gazës, duke siguruar se ushtria do të përdorë “të gjithë fuqinë e saj” për të “shkatërruar aftësitë” e lëvizjes islamike palestineze.

Duke e përshkruar Gazën si një “qytet të së keqes”, Benjamin Netanyahu deklaroi në një fjalim televiziv se “të gjitha ato vende ku fshihet Hamasi (…) ne do t’i kthejmë në gërmadha”.

“Unë u them banorëve të Gazës largohuni që tani sepse ne do të veprojmë kudo me gjithë forcën tonë”, theksoi ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Izraeli shtrin gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin
Artikulli tjetërIZRAEL – 300 viktima pas sulmeve të Hamasit