Ballina Bota

BRUKSEL – Rritje e interesit për blerje të përbashkëta të gazit në BE

BRUKSEL, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Interesi i vendeve të BE-së për blerjet e përbashkëta të gazit vazhdon ende, në raundin e tretë të tenderëve, furnitorët paraqitën oferta me një vëllim prej 18,1 miliardë metra kub gaz (bcm), sipas zëvendëspresidentit të Komisionit të BE-së, Maroš Šefčovič.

“Kjo është e ngjashme me raundin e parë ku sasia arriti në 18,7 miliardë metra kub gaz natyror, dhe paraqet një rritje në raundin e dytë, i cili arriti në 15.19 bcm”, thuhet në deklaratë.

Një total rekord prej 16,5 miliardë metra kub gaz natyror ishte kërkuar më parë nga 39 kompani evropiane.

“Kompanitë dhe furnizuesit u mblodhën për një vëllim prej 11,9 miliardë metra kub”, tha komisioni.

Kompanitë tani mund të negociojnë drejtpërdrejt kontratat e furnizimit me furnizuesit e gazit.

Në raundin e parë ishte 10,9 miliardë dhe në të dytin 12 miliardë metra kub.

Vendet e BE-së vendosën të blejnë bashkërisht gaz për të siguruar çmime më të qëndrueshme për kompanitë dhe për të rimbushur objektet e depozitimit të gazit, në dritën e luftës ruse në Ukrainë. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFier, goditet tjetër rast i shitjes së lëndëve të rrezikshme për shëndetin e adoleshentëve
Artikulli tjetërAmbasadori francez në Kosovë: Hetime të pavarura nëse Serbia qëndron pas sulmit